
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe marrë masat ndaj 7 personave të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kontrabandonin veshje nga Turqia dhe më pas i magazinonin dhe shisnin në Tiranë duke mos paguar tatimet.
Në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa për 4 të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve të policisë u sekuestruan 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta dhe 2 automjete.
Në përfundim të veprimeve:
-u arrestuan shtetasit: S. B., 69 vjeç, B. Ll., 72 vjeç dhe A. B., 57 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit: R. Ll., 45 vjeç, I. B., 39 vjeç, E. B., 23 vjeç dhe Z. M., 65 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Versus.al

