AKTUALITET /

VIDEO/ 59 vjeçarit në Shijak i gjendet arsenal armësh në banesë, i kishte trafikuar për t'i shitur

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 59 vjeçarit në Shijak i gjendet arsenal armësh në

Durrës- Policia ka arrestuar në flagrancë një 59 vjeçar të identifikuar si Sh.V pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Shijak, iu gjetën armë zjarri pa leje dhe municion luftarak.

Dyshohet se i arrestuari i kishte trafikuar armët me qëllim shitjen e tyre në shijak. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, 2 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 3 palë dylbi, 1 dron dhe 8 armë të ftohta. Gjithashtu u zbuluan edhe 24 doza të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll