
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulçar të Gramshit.
Si pasojë e përplasjes së mjetit, 4 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Por gjëndja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.
Ende nuk dihen saktësisht rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse.

