Bombë uji mbi Shkodër? Prej disa orësh sasi të mëdha shiu janë duke rënë në qytetin e Shkodrës, duke përmbytur rrugë, dyqane e banesa.
Situata në fotot e videot që vijnë nga Shkodra duken mjaft alarmante, ndërsa banorët thonë se për shkak të shiut janë paralizuar lëvizjet e tyre.
Autoritetet lokale I kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në qetësimin e rreshjeve të shiut. Ende nuk dihet saktësisht sesa ka qenë sasia e rreshjeve të rëna, por intensiteti i tyre ka qenë tepër i lartë.







