AKTUALITET /

VIDEO / Danilo, djali i Aleksandër Vuçiç në përleshje me "shqiptarët"? Mediat kroate nxjerrin pamjet

Në videon e shfaqur në rrjetet sociale, Danilo Vuçiq shihet duke tentuar të futet në konfliktin që po ndodh pak metra para tij, por ai është penguar nga anëtarët e “Cobra” që ishin me të si sigurim i djali i presidentit

Shkruar nga a.b.

VIDEO / Danilo, djali i Aleksandër Vuçiç në

Djali i Presidentit serb Aleksander Vuçic i përfshirë në përplasjen e dhunshme të ndodhur pasdrekën e së dielës mes tifozerive në Gjermani?

Kanë qenë mediat kroate të cilat nëpërmjet disa videove të postuara në rrjetin social X kanë hedhur dyshimin se Danilo Vuçic ka qenë i pranishëm në sherr.

Sipas këtyrë mediave pak para ndeshjes Angli-Serbi, në Gelsenkirchen, pati një përleshje në rrugët e këtij qyteti gjerman.

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbërritur në Gelsenkirchen për të bërë tifo kombëtaren. Në videon e shfaqur në rrjetet sociale, Danilo Vuçiq shihet duke tentuar të futet në konfliktin që po ndodh pak metra para tij, por ai është penguar nga anëtarët e “Cobra” që ishin me të si sigurim i djali i presidentit.

 

Poll