
Tiranë- Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër nën dyshimin se kanë dhunuar dy bashkëpronarë të një sipërfaqje toke në rrugën e Elbasanit.
Në pranga kanë rënë: Endri Allushi 28 vjeç, Erald Basha 31 vjeç, Ervin Topi 42 vjeç dhe Ardian Shera 44 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim Emiljan Topi, 37 vjeç i cili pretendon se është pronari i tokës. Të arrestuarit janë shokë të 37 vjeçarit i cili thotë se është pronar i tokës në Rrugën e Elbasanit.
Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur disa persona dhunojnë njërin prej 2 bashkëpronarëve. Pas kësaj ngjarje L.H dhe A.C kanë bërë denoncimin në polici. Në deklarimet e dhëna në polici, ata deklarojnë se tokën e kanë blerë në vitin 2021.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim. Versus.al







