AKTUALITET /

VIDEO/ Digjet një banesë në Sarandë, jetonte vetëm një e moshuar  

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Digjet një banesë në Sarandë, jetonte vetëm

Një banesë në pronësi të Athina Makos është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Sarandë.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, mësohet se në banesë jetonte një grua e moshuar, 88 vjeçe, e cila është nxjerrë në kohë nga shtëpia nga fqinjët e saj.

Fatmirësisht, e moshuara nuk është lënduar nga flakët apo tymi i dendur, ndërsa banesa ka pësuar dëmtime të shumta në orendi dhe paisje.

Ajo jetonte e vetme, pasi fëmijët ishin jashtë vendit. E moshuara është dërguar në spital, sepse ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Poll