Tiranë- Një skenë e ngjashme me ato të ndjekjeve në filmat aksionë, është shënuar mbrëmjen e djeshme në Babrru ku janë kapur dy persona të cilët kishin vjedhur në qytete të ndryshme.
Efektivët morën informacion se një mjet ishte vjedhur në Elbasan dhe ishte drejtuar për në Tiranë. Pas identifikimit të mjetit, shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe përplasi një prej mjeteve ku ndodheshin dy efektivë të cilët për pasojë mbetën të dëmtuar lehtë.
Në pranga ranë Eneriko Zyle 50 vjeç dhe Enis Tela 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Pas verifikimeve, u zbulua se të dy ishin përgjegjës për disa vjedhje në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos gjatë periudhës shkurt-prill. Pas ndjekjes që zgjati për rreth dy orë, në makinën e të arrestuarve, u gjet edhe lëndë narkotike kokainë. Versus.al








