AKTUALITET /

VIDEO/ Francezi mashtron qindra shqiptarë në Tiranë, u vidhte paratë në llogari me link të rremë

Adem Said shtirej si filal i një banke të nivelit të dytë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Francezi mashtron qindra shqiptarë në Tiranë, u vidhte

Tiranë- Një 23 vjeçar nga Franca është arrestuar nën akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes së parave të qytetarëve nëpërmjet llogarive të tyre bankare.

I riu Adem Said, lindur dhe banues në Francë u dërgonte qytetarëve një link të rremë të cilin pasi e klikonin për të plotësuar të dhënat bankare duke u kamufluar si filali i një banke të nivelit të dytë, arrinte që t’u merrte paratë.

Qindra persona kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi të ngritur nga i riu francez i cili u kap në flagrancë teksa tërhiqte paratë nga bankomati.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e identiteteve të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, policia u bën thirrje qytetarëve që në rast të mbërritjes së mesazheve të tilla në celularin e tyre, t’i raportojnë ato në komisariat. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: