AKTUALITET /

VIDEO/ Hodhi mbeturinat nga xhami i makinës, policia detyron shoferin t’i mbledhë dhe t’i çojë te koshi

Ndaj qytetarit nuk u ndërmor masë administrative, por u detyrua që mbeturinat e hedhura t'i çonte tek koshi.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Hodhi mbeturinat nga xhami i makinës, policia detyron shoferin

Shpesh herë teksa qarkullojmë në akse të ndryshme rrugore në vend na rastis që të shohim episode ku drejtuesit e mjeteve hedhin mbeturina nga xhami i makinës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Fier, ku një drejtues mjeti ka hedhur mbeturina nga xhami i makinës, porn ë vendngjarje ndodhej edhe një patrullë e policisë rrugore e cila e pa gjestin dhe vendosi të ndalonte shoferin.

Jo për ta gjobit,r por për ta detyruar që të merrte mbeturinat në vendin ku i hodhi dhe t’i çonte në kosh në mënyrë që të sensibilizohen edhe drejtuesit e tjerë të automjeteve. Versus.al

 

Poll