Një 39 vjeçar i identifikuar si Eduard Vushaj është ekstraduar mbrëmjen e djeshme nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim në vendin tonë për plagosje dhe grabitje në vitin 2013.
Vushaj, i lindur në Shkodër ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një grabitje të ndodhur në vitin 2013 ku plagosi me thikë dy persona në fshatin Grabom.
Në vitin 2016, gjykata e Shkodrës e dënoi në mungesë me 16 vite burg. Mbrëmjen e djeshme, i dënuari mbërriti në aeroportin e Rinasit nga ku u shoqërua nga policia shqiptare. Versus.al







