Një 32-vjeçar nën akuzë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.
Edison Cukaj alias Edison (Gjoka) ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
“Shtetasi për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi Edison Cukaj alias Edison Gjoka, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.” – njofton Policia.
Edison Cukaj alias Edison Gjoka, i cili rezulton i dënuar si trafikant droge, akuzohet se kaloi në mënyrë të paligjshme drejt Italisë nëpërmjet portit të Durrësit, duke i dhënë 3 mijë euro ryshfet policit kufitar.
Nga zbardhja e dosjes së SPAK për operacionin “Ura” nga komunikimet rezultonte se skema është organizuar nga Bexhet Mema, me ndërmjet Ervis Detin, teksa i përfshirë rezulton efektivi i kufirit në portin e Durrësit, Naim Beluli.
Por, pas gjithë kësaj skeme të organizuar për kalimin e trafikanit drejt Italisë, plani u dështoi pasi më datë 16.06.2022, Edison Cukaj është ndaluar në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane, pasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe ishte deportuar përsëri në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.
Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit Edison Cukaj (Gjoka), 32 vjeç.
Shtetasi Edison Cukaj (Gjoka), ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Versus.al







