Durrës- Policia ka arrestuar 24 vjeçarin Devis Faruku i cili akuzohet se bëri thirrje në rrjetin social “TikTok” për akte të dhunshme.
I riu duke përdorur një adresë false postonte video ku bëhej thirrje që të shikonin momentin e djegies së një makine të policisë së shtetit duke promovuar publikisht këtë akt të rëndë dhune.
"Jam duke e bërë këtë video për t’ju thënë se më datë 1 kam për të djegur makinën e policisë live. Por jo tek kjo adresa se kam frikë se ma bllokojnë. Bëni folloë pastaj hiqeni mos e vrisni mendjen. Më ndiqni në orën 12 të natës, 5 euro benzinë, 1 euro çakmak ia q* motrën shtetit e kush e ka bo shtetin”- shprehej i riu në një video të publikuar ku shfaqet i maskuar.
Në këtë mënyrë Faruku tentonte të nxiste reagime dhe akte të dhunshme publike. Drejtoria e Antiterrorit po ndjek çështjen sipas procedurave përkatëse duke vlerësuar ndikimin dhe rrezikshmërinë e këtyre mesazheve në rrjete.
“TikTok” u mbyll në Shqipëri me urdhër të qeverisë, por shumë qytetarë kanë gjetur mënyrën që ta përdorin sërish nëpërmjet VPN. Versus.al








