AKTUALITET /

VIDEO/ Kërkon heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare, Ajola Xoxa paraqitet në Apelin e GJKKO

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kërkon heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare, Ajola Xoxa

Tiranë- Seanca e caktuar për t’u mbajtur sot në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare, është shtyrë për nesër.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili mbahet në paraburgim prej 9 shkurtit, u paraqit sot në seancë. Ndërsa avokatët e saj kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me argumentet dhe provat e pretenduara nga prokurorët e posaçëm për sekuestrimin e llogarive bankare.

 

Më herët GJKKO e ka rrëzuar një kërkesë të tillë të Xoxës dhe të nënës së saj Valbona Xoxa për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret. Të njëjtin fat kanë pasur edhe kërkesat e Xoxës për heqjen e sekustros ndaj telefonit dhe dokumenteve të sekuestruara gjatë kontrolleve të BKH. Versus.al

Poll