Legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta anëtar i këshillit bashkiak të Vlorës, ka ngritur një problem vërtet real dhe të rëndë në mbledhjen e këtij këshilli.
Nisur nga fakti që po zhvillohet kampionati europian i futbollit, shumë nga bashkitë kanë organizuar Fan Zonë, ku shiten birra e qofte dhe njerëzit shikojnë ndeshjet.
Duke i’u drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Mërkuri, ish-futbollisti Sokol Kushta me të drejtë nja 2 pyetje për ato bizneset Fan Zonë që janë ngritur tek Sheshi i Tre Racave, sheshi para pallatit të sportit dhe Sheshi në Lungomare:
‘1. Ata qindra njerëz pas birrave ku e bëjnë shurrën?
2. Stafi që qëndron me orë në punë, ku e bën shurrën?
3. Pasi e kanë bërë shurrën në ndonjë cep, me cfarë uji i lajnë duart para se të japin qoftet e klientëve?
4. Pa ujë e pa banja...çfarë higjene ofrojnë?’
‘I tha pak në mënyrë të moderuar Koli, por se kuptova pse i drejtohej kryetares dhe jo drejtorëve të Bashkisë dhe drejtorit të AKU-së që e kishte ngjitur tek karrigia pas.
(Që ta dini ju se çfarë pini e çfarë hani kur veni tek Fan Zonat)’, shkruan faqeja Disidentët në Facebook, ku është marrë dhe video.