
Tiranë- Policia ka ushtruar 40 kontrolle në kryeqytet për të parandaluar shitjen e fishekzjarreve nëpër dyqane të ndryshme. Gjatë kontrolleve në rrugën “Besim Fagu” në Tiranë është gjetur një magazinë brenda një garazhi ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre të cilat do të shiteshin nëpër dyqane.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë magazinë është është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari, I. K., 24 vjeç.
Gjatë kontrollit në magazinë, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme. Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin lëndë piroteknike pasi do të ndëshkohen sipas ligjit. Versus.al

