AKTUALITET /

VIDEO/ Me thika, hunj dhe hekura, shqiptarët dhe rumunët përleshen në stadiumin Camp Nou

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me thika, hunj dhe hekura, shqiptarët dhe rumunët

Një përleshje me mjete të forta dhe thika është regjistruar këtë të premte mes dhjetëra punëtorëve shqiptarë dhe rumunë që po punojnë për ndërtimin e stadiumit Camp Nou në Barcelonë.

Sipas të dhënave paraprake më shumë se 20 persona janë përfshirë në aktet e dhunës, teksa 6 prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në kantierin e ‘Camp Nou’, i cili aktualisht po i nënshtrohet një rikonstruksion të plotë.

Gazetarja e ‘SER Catalyna’, Anna Punsi tregon se nënkontraktori ka vendosur që të largojë nga puna të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës, teksa një hetim ka nisur.

‘Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit’, shkruan gazetarja.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: