
Një automjet tip Benz, që ka qenë në lëvizje ka marrë flakë në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz. Në momentin që makina u përfshi nga flakët ndodhej vetëm shoferi i cili ka frenuar, dhe më pas është larguar pa dëmtime nga mjeti për ti shpëtuar flakëve të cilat e dogjën brenda pak minutave Benz-in. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si 'Shkalla e Bushtres'.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e cila ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se makina është përfshirë nga flakët si pasoj e një defekti në motor.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
