AKTUALITET /

VIDEO/ Ndërtim pa leje te Kodra e Diellit! Arrestohen 2 punëtorët, në kërkim pronari

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ndërtim pa leje te Kodra e Diellit! Arrestohen 2

Tiranë- Dy punonjës janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt dy katësh pa leje. Në pranga kanë rënë inxhinieri N.V 37 vjeç dhe punonjësi i ndërtimit A.D 28 vjeç.

Ndërtimi pa leje po kryhej pas një tjetër banese në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”. Policia shpalli në kërkim pronarin S.I 37 vjeç për llogari të të cilit po ndërtohej objekti ndërsa procedoi penalisht babain e tij i cili po ndiqte punimet.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të operacionit të nisur në shkallë vendi për lirimin e hapësirave publike të zaptuara dhe kundër ndërtimeve pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al



Poll