Vlorë- Beqir Selamaj alias Murati është 28 vjeçari i arrestuar nën dyshimin se vendosi tritolin në lokalin “The Boss” në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar të riun i cili është afruar pranë vendngjarjes me biçikletë, ka ndezur fitilin dhe më pas është larguar. Selamaj nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi më herët rezulton të ketë qenë i dënuar për drogë dhe vjedhje.
Lokali ku shpërtheu lënda plasëse, është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 maj 2021 në lagjen “Hajro Çakërri”. “The Boss” kishte pak ditë që ishte hapur sërish.
Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes. Versus.al








