AKTUALITET /

VIDEO/ Oficeri tentoi vetëvrasjen pas arrestimit të djalit të Saimir Manes, qytetarët në protestë: Ju të vrisni natën e të qani ditën

Qytetarët shqiptarë kanë mbushur rrugët e kryeqytetit në një tubim për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Azbi Spahiun, i cili tentoi vetëvrasjen pas arrestimit të djalit të Samir Manes, Martin Mane.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Oficeri tentoi vetëvrasjen pas arrestimit të djalit të

Qytetarët shqiptarë kanë mbushur rrugët e kryeqytetit në një tubim për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Azbi Spahiun, i cili tentoi vetëvrasjen pas arrestimit të djalit të Samir Manes, Martin Mane. Ky I fundit ra në prangat e Policisë për shkak të konsumimit të alkoolit ndërkohë që I jepte makinës.

“Ju të qani ditën dhe të vrisni natën",  dëgjohet të thonë qytetarët, të cilët janë mbledhur përpara godinës së Ministrisë së Brendshme.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundrejt institucioneve vendase për zbardhjen e rastit të 57-vjeçarit, një prej oficerëve më të zellshëm në radhët e Policisë Rrugore, shoqëria civile kërkon të vërtetën!

Qëllimi i kësaj proteste është që Policia dhe Prokuroria të reagojnë dhe të sqarojnë deri në fund ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar presion ndaj policit dhe qytetarit Azbi Spahiu. /Versus.al/

Poll