AKTUALITET /

VIDEO/ "Policia, përtokë", arrestohen në mes të Tiranës 2 kushërinjtë që furnizonin grupet me kokainë

Lënda narkotike do të shitej në zonën e Alliasit dhe vendin e quajtur "Oxhaku".

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Policia, përtokë", arrestohen në mes të

Tiranë- Policia ka arrestuar dy kushërinj të cilët dyshohet se furnizonin me kokainë grupet kriminale dhe persona të caktuar. Arrestimi i tyre u bë në zonën e quajtur "Treshi". Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 2 kg e 235 gramë kokainë dhe 1 pistoletë lodër. Në pranga ranë A.N 34 vjeç dhe S.N, 31 vjeç. 

Dyshohet se lëndën narkotike do ta shpërndanin në zonat e Alliasit dhe "Oxhakut". Sipas njoftimit të policisë, kushërinjtë e shpërndanin drogën për grupe dhe persona të caktuar. 

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”.

Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.

Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll