Situata me zjarret në jug të vendit vijon të mbetet problematike. Në orët e para të 28 korrikut, në Piqeras të Sarandës një sipërfaqe e madhe me bimësi është përfshirë nga flakët.
Zjarri është përhapur në të gjithë kodrën e fshatit, ndërsa të rrezikuara janë edhe banesat e ndodhura aty pranë.
Ndërkohë, zjarrfikësit po vijojnë punën për shuarjen e flakëve në të gjithë territorin e vendit me qindra forca në terren së bashku me efektivë të forcave të armatosura. Prefekti i Korçës, ka njoftuar sot se në ditën e dytë të aksionit 150 efektivë të forcave të armatosura janë në terren për shuarjen e flakëve në Prespë. Versus.al







