Një aksident është regjistruar këtë pasdite, pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ku një shofer i ri ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Sipas raportimeve, i riu ka thyer dhe barrierat metalike, duke rrezikuar kalimtarët si dhe përdoruesit e biçikletave në korsinë e tyre.
Fatmirësisht dy personat që ndodheshin në automjetin tip ‘Benz’ nuk kanë pësuar lëndime, pasi pema ka penguar që automjeti të përfundojë në Lanë.
View this post on Instagram
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Versus.al, policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /Versus.al/








