Përplasjet mes të miturve të cilat nisin në rrjetet sociale dhe më pas zhvendosen në shkollë, kanë marrë përmasa të frikshme në vendin tonë.
Dje u shënua ngjarja e rëndë ku u vra një 14 vjeçar i cili u godit 6 herë me thikë në gjoks nga bashkëmoshatari i tij me të cilin ishin nxënës të shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”. Në foto të cilat Versus.al ka vendosur mos t’i publikojë për shkak se bëhet fjalë për të mitur, autori ka publikuar një foto me grusht pak momente pasi kishte kryer vrasjen.
Por së fundmi në rrjetet sociale është publikuar edhe një video të cilën i mituri e kishte regjistruar para ngjarjes, ku duket me thikën e stërmadhe që ka përdorur për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.
Pamjet ngrenë shqetësimin mbi sigurinë e nxënëve në shkollë dhe për mënyrën sesi ai ka arritur të fshihte armën e ftohtë. Versus.al








