AKTUALITET /

VIDEO/ Shpërthimi me tritol i lokalit në Tiranë, arrestohet personi që i dha motorin autorit

Në video shihet autori i veshur me jelek fosforeshent teksa largohet menjëherë pasi vuri tritolin.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shpërthimi me tritol i lokalit në Tiranë, arrestohet

Tiranë- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut në një lokal në rrugën e Durrësit ku shpërtheu një sasi tritoli.

Në pranga ka rënë një 46 vjeçar i identifikuar si Hysni Lila i cili dyshohet të jetë një ndër personat e përfshirë në ngjarje. 46 vjeçari nga Lushnja akuzohet se i ka dhënë motorin autorit dhe dyshohet të jetë një ndër personat e përfshirë në krim.



Hysni Lila ka dhënë dy dëshmi të ndryshme në polici, e para ku shprehej se e kishte shitur motorin dhe e dyta ku shprehej se e kishte dhënë në përdorim. Dyshohet se tritoli në lokalin e Sinanit ishte vendosur për shkak të një borxhi prej 50 mijë eurosh.

Policia po vijon me hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të arrestuar autorin. Versus.al

 

Poll