Një rast skandaloz është është shënuar ditën e djeshme pranë qytetit të Lezhës pas një aksidenti rrugor të ndodhur ku u përfshi një mjet tip Benz dhe një motor.
Pamjet tregojnë vendngjarjen pas aksidentit, pasi makina kishte përplasur motorin, në tentativë për të ndryshuar kursin e lëvizjes. Menjëherë pasi e goditi shoferi dhe një grup tjetër personash shpejtojnë t’i vijnë në ndihmë drejtuesit të motorit i cili kishte mbetur i lënduar.
Por ajo çfarë i shokoi të pranishmit dhe gazetarin Taulant Komplikaj që regjistroi videon, ishte fakti se një makinë policie kaloi ngjitur me vendin ku kishte ndodhur aksidenti dhe përkundër gjithë pritshmërive, vijoi rrugën pa ndaluar aspak në vendngjarje.
Gazetari Taulant Komplikaj shprehet se një situatë të tillë nuk e kishte parë as në vitet 1997-1998 kur policia vinte pas një periudhe rrëmuje.
“Sot u përballa me një pamjë të pazakontë që se kisha pare ndonjëherë në jetë, madje as në vitet 97-98 kur policia e shtetit vinte pas një periudhe te rrëmujshme që ndikoi drejtpërdrejt në performancen e saj. Ishim pak km distancë nga Lezha, kur një Benz i zi, ndërsa tentonte të kthehej nga e djathta në të majtë, godet nje motorr, drejtuesi i të cilit mbetet i plagosur. Pikërisht në momentin kur personi i aksidentuar ishte shtrirë në asfalt në ane të rrugës, dhe nje grup personash (përfshi edhe ai që e goditi) ndaluan menjeherë makinat për t'i ardhur në ndihme, aty afrohet makina e policisë, e cila kalon ngadalë fare ngjitur me vendngjarjen dhe me personin e shtrirë në toke. Te gjithe njerezit me mend në koke mendojnë se, ata do të ndalonin menjehere, pak rëndesi ka nëse janë polici rrugore, rendi, shqiponja apo polici bashkiake. Një patrulle policie supozohet te ndaloje menjëherë për të marrë situatën nën kontroll. Por siç e shikoni nga ajo që xhiruam, ata vijuan drejt pa e kthyer aspak kokën dhe duke anashkaluar një rast që mund te ishte aksident, por mund te ishte edhe vrasje e qëllimshme”- shkruan Koplikaj në postimin ku ka bashkangjitur videon. Versus.al







