AKTUALITET /

VIDEO/ Skandal në Maqedoni, polici heq flamurin shqiptar të vendosur për festa

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skandal në Maqedoni, polici heq flamurin shqiptar të vendosur

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Maqedoninë e Veriut, ku policia ka ndërhyrë për të hequr flamujt shqiptarë të vendosur për festat e 28 dhe 29 Nëntorit.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dallohet momenti kur një polic heq nga shtylla një flamur shqiptar në Kumanovë. Polici e heq flamurin dhe më pas e hedh në tokë, një veprim që ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë tek shqiptarët e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për policin me iniciale D.K. i cili në video shihet duke hequr flamurin kombëtar. Ky akt konsiderohet një skandal, duke qenë se ndodhi në vigjilje të festave që përkujtojnë Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në Shkup ku është djegur flamuri i Maqedonisë së Veriut, çka ka sjellë reagimin jo vetëm të qytetarëve, por edhe autoriteteve dhe politikës. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar 8 shqiptarë mes të cilëve një i mitur ndërsa të tjerët janë nga 18 deri 21 vjeç.

Poll