AKTUALITET /

VIDEO/ Tirana nuk i shpëton zjarrit! Kodra rreth zonës me vila 'pushtohet' nga flakët

Në vendngjarje pritet të ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet për të izoluar vatrat e zjarrit, ndërsa ende nuk ka të dhëna për shkakun e tij apo për ndonjë dëmtim në banesa.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tirana nuk i shpëton zjarrit! Kodra rreth zonës me vila

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrat mbi zonën e Kombinatit në Tiranë. Flakët, të dukshme nga disa kilometra larg, kanë krijuar një perde të madhe tymi që mbulon zonën përreth.

Banorët kanë raportuar se zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era, duke rrezikuar zonat me vegjetacion të dendur. Nga pamjet e marra nga vendngjarja, duken qartë vijat e flakëve që ndjekin vijën e kodrës, ndërsa poshtë saj rruga kryesore e Kombinatit vijon të jetë e banuar dhe e frekuentuar nga qytetarët.

Në vendngjarje pritet të ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet për të izoluar vatrat e zjarrit, ndërsa ende nuk ka të dhëna për shkakun e tij apo për ndonjë dëmtim në banesa.

Moti i thatë dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në kryeqytet dhe rrethina, duke shtuar shqetësimin për sigurinë e komunitetit dhe mbrojtjen e mjedisit. /Versus.al

Tags:

zjarr tirane

Poll