Ndërsa publikimi i votës së diasporës është bërë trend në rrjetin social TikTok, ku shqiptarët publikojnë me qindra video për kë kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit, një tjetër çështje e rëndësishme është votimi në grup.
Vota duhet të mbetet e fshehtë, pasi fotografimi i saj përbën një vepër penale që mund të dënohet me deri në 5 vite burg. Megjithatë, duket se disa shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk po i marrin parasysh penalitet që mund të këtë publikimi i votës.
Një video e postuar në TikTok nga një shqiptar i emigracionit tregon katër fletë votimi, ku ai tregon hapur se për kë ka votuar.
Publikimi i këtyre pamjeve është shqetësues, pasi vota e diasporës duke se ka humbur integritetin e saj./Versus.al








