AKTUALITET /

VIDEO/ “Urë lidhëse mes të ëmës dhe bandave”, kjo është pedagogia e Elbasanit, e përfshirë në përgjimet e dosjes së Suel Çelës

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Urë lidhëse mes të ëmës dhe

Dosja e grupit kriminal të të shumëkërkuarit Suel Çela në Elbasan, për të cilën një ndër të arrestuarit ishte edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, nxorri në pah edhe përfshirjen e vajzës së kësaj të fundit, Megi Fetahu.

33 vjeçarja, pedagoge në fakultetin e biznesit në dosjen e SPAK shfaqet në përgjimet e bisedave në “Sky Ecc” ku ka qenë ura lidhëse mes Suel Çelës dhe mamasë së saj, asokohe gjyqtare në gjykatën e Elbasanit. Në përgjime, Megi Fetah ka komunikuar me Klaus Matishin, një prej anëtarëve të bandës së Suel Çelës, të cilit i jep informacione për çdo gjë që i thotë e ëma.

Ka qenë Megi Fetah ajo që i ka dhënë telefonin të ëmës për të komunikuar me të shumëkërkuarin e përfshirë në vrasje të kryera me porosi dhe trafikun ndërkombëtar të kokainës. Pavarësisht këtyre fakteve tronditëse, ndaj 33 vjeçares nuk është lëshuar asnjë masë sigurie dhe po ashtu nuk ka asnjë lloj reagimi nga ministria e Arsimit.

Megi Fetah nuk ka as foto në prezantimin e saj në faqen e Universiteit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, por i vetmi imazh i saj është kapur në një ambient ku ajo dhe e ëma shfaqen duke kërcyer në një video të publikuar nga emisioni “Stop” ku denoncohej korrupsioni i Fetahut. Më poshtë video e rikthyer në qarkullim nga Boldnews:

Lokali “Living” në Elbasan ku ish-gjyqtarja dhe e bija po kërcenin, dyshohet se është pronë e fshehur e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopaj, krerët e një grupi tjetër kriminal në atë qytet, të cilët u goditën pak kohë më parë nga SPAK. Megi Fetah shfaqet duke u arguar bashkë me mamanë e saj, Pajtimet nën ritmin e këngën “Oj lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ….” të kënduar nga këngëtari Gena Lito.

VIDEO/ “Urë lidhëse mes të ëmës dhe
Lista e këshilltarëve bashkiakë të Elbasanit

Por jo vetëm vajza e Pajtime Fetahut rezulton e punësuar në administratë. Mediat kanë publikuar listën e këshilltarëve bashkiakë, ku në listën e Partisë Socialiste shfaqet Arbi Fetah, djali i ish-gjyqtares së arrestuar. Ai është pjesë e listës fituese në zgjedhjet lokale të 2023-it të mbajtura më 14 maj. Versus.al

Poll