Tiranë- Një 44 vjeçar i identifikuar si Ruzhdi Mici është arrestuar nga policia në lagjen “Demokracia” në Kamëz pasi kishte vjedhur në një makinë të parkuar.
Kamerat kanë filmuar momentin kur i arrestuari ka marrë brenda mjetit tip “Benz” një kuletë të mbushur me para të një qytetari që e kishte parkuar.
44 vjeçari u arrestua vetëm pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, ndërsa po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer. Versus.al







