AKTUALITET /

Vodhi steka cigaresh dhe lekë në 2 minimarkete, arrestohet i riu me precedentë në Vlorë

Shkruar nga Versus

Vodhi steka cigaresh dhe lekë në 2 minimarkete, arrestohet i riu me

Një 33 vjeçar me inicialet E.K është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur në dy minimarkete në datat 29 dhe 31 janar.

I riu me precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.  Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore. Versus.al

Tags:

vjedhje vlore

Poll