AKTUALITET /

Vranë 26 vjeçarin në Maliq pasi zbuloi tradhtinë e të dashurës, Apeli rrëzon vendimin që dënoi me 83 vite burg autorët

Më herët, në 10 shkurt 2025, katër të pandehurit – Valter dhe Edlir Mollaj, Bledi Angjo dhe Martina Pajollari – ishin dënuar me gjithsej 83 vite burg, për përfshirjen e tyre në vrasjen brutale të 26-vjeçarit Martin Çeço në fshatin Kolavec, Maliq, në qershor të vitit 2022.

Shkruar nga Versus

Vranë 26 vjeçarin në Maliq pasi zbuloi tradhtinë e të

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë për çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke urdhëruar rigjykimin e dosjes penale.

Vendimi është marrë më 24 qershor 2025, nga trupa gjykuese e përbërë nga Marsela Pepi (relatore), Genti Dokollari dhe Irena Brahimi. Dosja do të rigjykohet nga një trupë tjetër gjyqtarësh në Gjykatën e Korçës.

Më herët, në 10 shkurt 2025, katër të pandehurit – Valter dhe Edlir Mollaj, Bledi Angjo dhe Martina Pajollari – ishin dënuar me gjithsej 83 vite burg, për përfshirjen e tyre në vrasjen brutale të 26-vjeçarit Martin Çeço në fshatin Kolavec, Maliq, në qershor të vitit 2022.

Ngjarja tronditi opinionin publik: trupi i të riut u gjet i mbytur me litar në një rezervuar, dy ditë pasi ishte raportuar si i zhdukur nga familja. Sipas akuzës, Martina Pajollari kishte shërbyer si “kurth” për viktimën, duke e nxjerrë në pritë, ndërsa të tjerët kishin ekzekutuar planin kriminal.

Vendimi i Apelit lë të hapur mundësinë për rekurs brenda 45 ditëve nga njoftimi zyrtar i vendimit të arsyetuar.

Ndërkohë, babai i Martin Çeços ka deklaruar se është dakord me rigjykimin, duke shpresuar që procesi i ri të sjellë drejtësinë e munguar për të birin. /Versus.al/

Poll