
Greqi- Policia ka arrestuar 3 shqiptarë të cilët akuzohen për vrasjen e juristes 69 vjeçare Maria Tertseti të ndodhur në shkurt të këtij viti në Nemea.
Në pranga kanë rënë babë e bir, Bedri Saraseli 46 vjec, Veis Saraseli 21 vjec dhe shoku i tyre Spiro Harshiu 50 vjeç.
46 vjeçari Bedri Saraseli dhe Spiro Harshiu punonin në ndërtim, ndërsa planin për grabitjen rrëfyen se e kishin bërë pasi kishin vënë re se noterja e moshuar kishte gjendje të mirë ekonomike.
“Ne vendosëm kapuçë, maska doreza dhe ngritëm një barrikadë për të. Po e prisnim të kthehej dhe nxituam të merrnim çelësat e saj për të hyrë në shtëpi. U përpoqa ta hapja derën dhe në atë moment pashë që ajo kishte rënë përtokë dhe ishte mbuluar në gjak. Aty thashë hajde të ikim”- u shpreh njëri prej vëllezërve që kishin planifikuar sulmin.
Më pas djali i Bedri Saraselit shkoi t'i merrte me makinë. Për dy muajt pasardhës ata nuk patën kontakte me njëri-tjetrin as telefonata për të shmangur dyshimet. Babai i djalit që i transportoi dyshohet të jetë autori i goditjes me thikë të të moshuarës e cila ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes.
Ishte djali i saj që më pas e gjeti të shtrirë përtokë dhe lajmëroi policinë. Versus.al







