Britani e Madhe- Dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari me një hanxhar gjatë një sulmi në York të Anglisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Jobie Tyers dhe Michael Richard Mulvana u shpallën fajtorë për vrasjen e 26 vjeçaeit Indrit Mustafaj dhe plagosjen e dy të tjerëve në një dhomë gjumi në Haxby Road në nëntor 2024.
Policia e Yorkshire të Veriut tha se Tyers dhe Mulvana, nisën sulmin pasi hynë me forcë në banesë duke mbajtur maska në fytyrë, për të vjedhur drogë që besonin se ndodhej në apartament.
Të dy burrat morën dënime me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 27 vjetësh e 295 ditësh në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Kurorës në Leeds.
Një zëdhënës i policisë tha se Tyers dhe Mulvana kishin shkuar të armatosur, por përdorën një hanxhar të gjetur në adresë për të goditur me thikë Mustafajn, i njohur edhe si Mustang, disa herë.
Ai u dërgua në spital me plagë të rënda dhe vdiq nga një arterie e prerë. Dy të plagosurit morën trajtim mjekësor dhe u shëruan. Versus.al

