AKTUALITET /

Vrasja dhe zhdukja e recepsionistit nga bashkëpronari i hotelit, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të 31 vjeçarit

Trupi i recepsionistit 31 vjeçar Eraldo Novruzi që dyshohet se u ekzekutua nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku punonte, ende nuk është gjetur.

Shkruar nga B.V
Vrasja dhe zhdukja e recepsionistit nga bashkëpronari i hotelit,
Viktima Eraldo Novruzi, autori Gerald Shehu dhe hoteli "Greccia"

Forcat policore po vijojnë edhe sot kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë ku dyshohet se bashkëpronari i hotelit Greccia, Gerald Shehu ka hedhur trupin e pajetë të Eraldo Novruzit, recepsionistit 31 vjeçar të cilin e ekzekutoi me plumb në kokë.

Gerald Shehu, 43 vjeç nga Tepelena, banues në Angli rezulton të jetë bashkëpronar i hotel “Greccia” së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino.

Si dyshohet të ketë ndodhur krimi i rëndë?

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së mërkurës, më 6 qershor, ndërsa u zbulua ditën e djeshme pasi në një prej dhomave të hotelit ku është ekzekutuar recepsionisti 31 vjeçar, janë gjetur njolla gjaku.

Të dy kanë qenë brenda hotelit ku janë konfliktuar dhe më pas Gerald Shehu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Eraldo Nevruzin me plumb në kokë. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë plumbi sepse autori i ka hequr prej aty. Më pas siç raportohet, duke përdorur një çarçaf, Geraldo Shehu ka future në makinë trupin e pajetë të recepsionistit dhe më pas e ka zhdukur.

Shehu më pas u arratis drejt Greqisë, ku edhe u arrestua nga policia në aeroport.

Nevruzi dhe Shehu dyshohet se njihen që në Britaninë e Madhe ku edhe viktima jetonte më herët. Një prej pistave të hetimit janë edhe konflikte për ngjarje kriminale të ndodhura në Britaninë e Madhe. Eraldo Novruzi kishte vetëm një javë që kishte nisur punë në hotelin “Greccia”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: