AKTUALITET /

Vrasja e Martin Canit, Gjykata kalon për gjykim dosjen e autorit Mario Përlleshaj

14-vjeçari akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese.

Shkruar nga Versus
Vrasja e Martin Canit, Gjykata kalon për gjykim dosjen e autorit Mario
Autori i ngjarjes Mario Përlleshaj/ Martin Cani

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Mario Përlleshin, i mituri që dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.

14-vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për vrasje në rrethana cilësuese.

Vendimi është marrë sot në seancën me dyer të mbyllura ku ishin të pranishëm familjarët e Martinit të ndjerë, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: