AKTUALITET /

Vrasja e Martin Canit! Prokuroria reagon pas publikimit të videos nga vendi i ngjarjes: Shkelje e sekretit hetimor

Autoritetet theksojnë gjithashtu se çdo përhapje e mëtejshme e këtyre pamjeve pa leje mund të përbëjë shkelje ligjore dhe të ndikojë negativisht në procesin gjyqësor.

Shkruar nga Versus

Vrasja e Martin Canit! Prokuroria reagon pas publikimit të videos nga vendi

Pas publikimit të pamjeve tronditëse që shfaqin momentin e vrasjes së nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, Prokuroria e Tiranës ka dalë me një reagim, ku sqaron se video e publikuar në media përbën shkelje të sekretit hetimor.

Autoritetet theksojnë gjithashtu se çdo përhapje e mëtejshme e këtyre pamjeve pa leje mund të përbëjë shkelje ligjore dhe të ndikojë negativisht në procesin gjyqësor.

Po ashtu në seancën e radhës për vrasjen e të miturit Martjin Cani, dëshmuan këtë të mërkurë 6 persona të tjerë, mes të cilëve 4 të mitur.

Katër vajzat që vinin nga klasa paralele me atë të të ndjerit Martin Cani, në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, dhanë dëshmi për gjyqtares së çështjes për ditën e ngjarjes.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të dëshmisë së fëmijëve të mitur, pa prezencën e mediave, teksa nuk ka të dhëna rreth dëshmisë së tyre.

Në seancë dhanë dëshmi edhe dy të rritur, Arjan Mazniku dhe Rilind Kacollja, që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por u thirrën në cilësinë e dëshmitarëve të rastësishëm për të kuptuar se si ndodhi vrasja me thikë në datën 18 nëntor tënvitit 2024 në kryeqytet e për të cilën i akuzuari i vetëm është Mario Përlleshaj. Seanca e radhës u caktua më datë 25 qershor, ku do paraqiten dëshmitarë të tjerë.

Ndonëse hetimet mbi këtë ngjarje kanë përfunduar, tashmë është nisur procedimi penal kundër shtetasit M.P., i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese ndaj të miturit dhe dy personave të tjerë”, sipas nenit 79 a) dhe d) të Kodit Penal. /Versus.al/

 

Poll