
Ditën e sotme u mbajt seanca gjyësore ndaj Leonard Dukës, të akuzuarit për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, njeriut të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj.
Ashtu siç u kërkua nga SPAK në seancën e sotme ka dëshmuar Muhamet Duka, babai i të akuzuarit Leonard Duka. Përkundër raportimeve të mëhershme ku pretendohej se përplasja e Dukës me Martinajn ka nisur pasi ky i fundit kishte urdhëruar marrjen peng të babait të tij, Muhamet Duka e mohoi diçka të tillë duke thënë se nuk e kishte njohur viktimën Santiago Malko.
Ndërsa gjithashtu mohoi që djemtë e tij të kenë patur konflikt me Ervis Martinajn.
“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës. Nuk e njoh shtetasin Santiago Malko, as kam patur kontakt, as se njoh as se di se kush është. Nuk jam shqetësuar, kërcënuar në asnjë rast prej këtij shtetasi. Djemtë e mi me sa di unë nuk kanë patur konflikt me këtë shtetas. Shtetasin Ervis Martinaj nuk e njoh. Në dijeninë time, djemtë e mi nuk kanë patur konflikt me këtë shtetas.
Aleksandër Maxhaku është nipi im nga motra, e thërras Aleks, Leks varet. Ka 6 vjet, shumë ka. Skam kërkuar ta takoj, nuk di ku ndodhet. E njoh Dritan again, e njoh, nga vendlindja jonë. Mbesa jonë e ka për burrë, stërmbesë, se mbesa është e afërt. Nuk është se s’është i joni. E kam parë me djemtë e mi, si çuna më. Oltion Logën e njoh. E kam parë aty në lagje, më tepër se di. Dikur banonte në Shëngjergj, këtu poshtë (tiranë), se di ku banonte në lagje e shihja. E njoh si olti. Fatmir Hysenin e kam dëgjuar në televizor, nuk e njoh. Ilir Selmani kam dëgjuar por se njoh. Blendi Tetën nuk e njoh, e kam dëgjuar në media, as se kam parë as se di kush është. Nuk njoh shoqërinë e djemve, kam pas punën time, biznesin tim. Tani smerrem, kam pasur lokal”- ka deklaruar ai.
Më tej ai mohoi çdo lloj dijenie rreth ngjarjeve për të cilat akuzohen djemtë e tij Erlis e Leonard Duka pavarësisht se në komunikimet e zbardhura në SkyEcc mes Martinajt dhe Dukës, biznesmeni i shprehej se e dinte që Malko kishte gabuar me babain e tij.
“S’më ka ndaluar asnjëherë në asnjë mënyrë dikush në rrugë. Sdi të jenë plagosur a konfliktuar djemtë e mi. Këto dy djem kam. Sjam lënduar kurrë mga dikush as me fjalë as me veprime. S’ka dal njeri tmë thotë kurrë një gjysëm llafi. S’jam goditur kurrë mga dikush, skam ndodhur kurrë në ndonjë përplasje. S’di pajtim mes djemve të mi dhe Mumajesi, absolutisht nuk di gjë. Nuk e njoh Gëzim Mumajesin. Rivelino Mumajesin e kam parë si çun lagjeje. Me djalin rrija rrallë, shumë shumë rrallë. Nuk më është kërkuar kurrë të ndërhyja në diçka. Ervis Martinaj se kam dëgjuar, as se njoh as se kam parë as se di. Se kam dëgjuar ndonjëherë. Santiago Malkon e kam dëgjuar vetëm më media”- shtoi më tej Duka.
Pas dëshmisë së Dukës, seanca u mbyll dhe seanca e radhës do të mbahet në 9 korrik në orën 10:00. Të pandehur për vrasjen e Santiago Malkos janë: Leonard dhe Erlis Duka, Oltion Loga, Aleksander Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj. Në seancën e ardhshme, SPAK do të japë pretencën për të pandehurit. Versus.al







