Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me vrasjen e Ramazan Matajt.
Ditën e sotme në deklaratën e tij Arjan Hasaj pranoi se ishte ai autori i vrasës së Matajt. Sipas Hasajt arsyeja e vrasjes së Matajt ishte marrëdhënia romantike mes viktimës dhe motrës së vogël të tij.
Për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje ka folur babai i autorit të kësaj vrasje. Ai është shprehur se nuk ka qenë në djeni të veprimeve që djali i tij kishte kryer. Ai thotë se ka qenë në djeni të lidhjes jashtëmartesorë që vajza e vogël ka patur me viktimën.
Babai i autorit thotë se me babain e viktimës nuk kanë patur kurrë debate por një shoqëri të mirë pasi janë rritur me njëri-tjetrin.
Babai i autorit: Unë për vete si baba jam shumë… i mbaruar. Unë jam lindur e rrit me të (babain e viktimës). I kërkoj ndjesë familjes së tij, por me e pas ditë këtë gjë, në këtë gjendje nuk kishte shkuar. Kam qenë në Tiranë kur jam arrestuar. Nuk kam qenë në djeni cfarë kanë bërë djemtë përkundrazi është nis djali i madh për punë asnjë shenjë…
I kërkoj falje fisit ,të atit që jam lindur e rrit me të së nuk kemi patur debate por shoqëri të mirë. I kërkoj ndjesë, por jeta e tij (viktimës) ka mbaruar.
Nuk kam qenë në djeni.
Kam qëndruar 3 orë në komisariatin e Tiranës dhe 2 orë në Shkodër. Në deklaratë kam thënë që nuk kam djeni, ai që e ka bërë të marrë dënimin e merituar. S’kam çuar fjalë e nuk kam fytyrë me i dal para atyre sepse jam fjator.
Kam qenë në Tiranë ditën e varrimit. Më kanë thënë që djemë kanë marrë pjesë në varrim, ata nuk duhet të kishin shkuar.
Kështu ka deklaruar djali, se është ndarë nga burri i parë për këtë person dhe me burrin e dytë është, e vërtetë që e ka ngacmu, kam qenë në djeni që e ka ndjekur. Vajza ka patur lidhje jashtëmartesore me të. Dua të largohem sa më parë me familjen nga këtu./ Versus.al







