AKTUALITET /

Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet fqinji i tij! Ishin grindur për vazot e luleve dhe qenin që lehte

Shkruar nga Versus
Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet fqinji i tij! Ishin grindur
Autori i dyshuar, Moreno Violetto dhe viktima, Fatos Cenaj

Itali- Pas 6 muajsh hetimesh autoritetet kanë arritur të zbardhin vrasjen e shqiptarit Fatos Cenaj i cili u ekzekutua me plumb në kokë më 8 qershor të këtij viti. Viktima u gjet në një rrugë rurale në Fontanaviva të Pandovës, pak metra larg banesës ku jetonte.

Mësohet se më 13 dhjetor, karabinierët kanë arrestuar fqinjin e tij, Moreno Violetto i cili dyshohet se ka kryer vrasjen. Hetimet kanë zbuluar se 45 vjeçari kishte planifikuar ta vriste Cenajn për muaj të tërë për shkak të disa mosmarrëveshjeve në lagje, si për shembull qeni që lehte dhe vendosja e vazove të luleve në kopsht.

Autori u identifikua përmes analizës së pamjeve filmike të mëngjesit të krimit. Në video shihet një çiklist i vetëm, i veshur në mënyrë të pazakontë për një ditë vere: me helmetë, syze dielli, maskë respiratore dhe mëngë që dukeshin si tatuazhe në të dy krahët. Analiza e mëtejshme zbuloi se tatuazhet ishin të rreme, të realizuara me mëngë artificiale.

Duke ndjekur gjurmët e maskës dhe mëngëve të tatuazhuara, karabinierët zbuluan se këto sende ishin blerë në Amazon nga fqinji i viktimës. Sipas hetimeve, 45-vjeçari kishte blerë gjithashtu bojë për të ndryshuar ngjyrën e biçikletës së tij, si dhe materiale për prodhimin artizanal të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Fatos Cenaj kishte shërbyer më parë në policinë e burgjeve në Shqipëri dhe më pas ishte transferuar në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila kishte blerë një shtëpi në Fontanaviva. Versus.al

Poll