AKTUALITET /

Vrasja e trefishtë në Gjilan, shpallen në kërkim dhe dy djemtë e autorit të dyshuar

Mefail Shkodra, i cili ishte i pari në listën e të kërkuarve, nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi u arrestua rreth një vit më parë për një çështje fajdesh.

Shkruar nga Versus

 

Vrasja e trefishtë në Gjilan, shpallen në kërkim dhe dy

Lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjilan, ku sot në mesditë u vranë tre persona me armë zjarri, janë shpallur në kërkim tre individë.

Fillimisht, në kërkim ishte vetëm shtetasi Mefail Shkodra, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes trefishtë. Tani, Policia e Kosovës njofton se në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

Ende nuk është bërë e qartë roli i dy djemve në këtë ngjarje, por ata janë të lidhur me autorin e dyshuar.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:32 në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Si pasojë e këtij krimi, tre persona humbën jetën, përfshirë një baba dhe bir, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Mefail Shkodra, i cili ishte i pari në listën e të kërkuarve, nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi u arrestua rreth një vit më parë për një çështje fajdesh.

Nuk është konfirmuar nëse ngjarja e sotme ka lidhje me fajde, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë. /Versus.al

Tags:

vrasje

Poll