AKTUALITET /

Vrasja në Shkodër, autori i maskuar qëlloi me 18 plumba! Policia në ndjekje të makinës së tij

Një tjetër person ishte ulur në tavolinë me Rroshkodolin.

Shkruar nga Versus

Vrasja në Shkodër, autori i maskuar qëlloi me 18 plumba! Policia

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku u ekzekutua Elis Rroshkodoli. 36 vjeçari ndodhej me një person tjetër në tavolinë kur qëllua me pistoletë. Ndaj tij janë zbrazur 18 plumba.

Ndërsa autori i maskuar ia ka mbathur menjëherë nga vendngjarja. Versus.al mëson se policia ndodhet në ndjekje të një automjeti që dyshohet se po drejtohet nga ai.

Përveçse një person me rekorde kriminale në Belgjikë e Rumani, Rroshkodolit rezulton t'i kenë vrarë babain në vitin 1997. Versus.al

Poll