Një 52 vjeçar i dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm si fajtor për tre vrasje të kryera në vitin 2007 është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Policia bën me dije se 52 vjeçari Besim Sherifi prej kohësh fshihej në zonën e Liqenit të Thatë ku përdorte një pasaportë të Kosovës dhe kartë identiteti të Kosovës të falsifikuara me gjeneralitetet e një shqiptari nga Kosova.
17 vite më parë ai vrau me armë zjarri 3 persona në Shkup. Pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut. Versus.al

