AKTUALITET /

Vrau 52 vjeçaren dhe i vuri flakën shtëpisë, Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin

Megjithatë, grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Korçës ka siguruar prova të konsiderueshme që dokumentojnë të gjithë ngjarjen, nga momenti i krimit deri te largimi i autorit nga vendi i ngjarjes.

Shkruar nga Versus
Vrau 52 vjeçaren dhe i vuri flakën shtëpisë, Gjykata
Kozeta Teço/ Ilirjan Selmani

Autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, Ilirjan Selmani, është paraqitur përpara gjykatës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

31-vjeçari akuzohet se ka vrarë partneren e tij dhe më pas ka djegur banesën e saj për të zhdukur provat.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Selmani ka pranuar disa episode, por ka mohuar se është ai autori i krimit.

Megjithatë, grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Korçës ka siguruar prova të konsiderueshme që dokumentojnë të gjithë ngjarjen, nga momenti i krimit deri te largimi i autorit nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet paraprake rezulton se mbrëmjen e së dielës, Selmani ndodhej në banesën e Kozetës, me të cilën kishte një lidhje disa-vjeçare.

Dyshohet se mes tyre ka shpërthyer një konflikt i çastit, që më pas ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduar në vrasje. Më pas, Selmani i ka vënë flakën banesës për të humbur gjurmët.

31-vjeçari ishte i njohur për policinë si përdorues i lëndëve narkotike, të cilat thuhet se i shkaktonin shpesh episode depresioni. Edhe viktima, sipas të afërmve, kishte pasur probleme me shëndetin mendor kohët e fundit./Versus.al

Poll