
Tiranë- Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm, për Arben Muskurn i cili akuzohet se ka vrarë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti në vitin 2022.
Sipas prokurorisë, në përfundim të hetimeve u provua se Arben Muskurti më 31 gusht të vitit 2022, ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve "Nour Tours" me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar për vdekje vëllain dhe gruan e tij.
I pyetur për ngjarjen, autori u shpreh se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh dhe se i detyrohej shumë para.

Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në aktin e rëndë që tronditi vendin. Versus.al







