AKTUALITET /

Vr*sja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshajn

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për të miturin Mario Përlleshaj që akuzohet për vrasjen e Martin Canit, duke kërkuar dënimin me 25 vite burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave.

Shkruar nga Versus
Vr*sja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario
Foto montazh: Mario Përlleshaj dhe Martin Canaj

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për të miturin Mario Përlleshaj që akuzohet për vrasjen e Martin Canit, duke kërkuar dënimin me 25 vite burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave.

Por prokurorja Alma Felaj tha se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke i kujtuar kodin penal për të mitur përkatësisht nenin 97.

Ky nen përcakton se dënimi në këto kushte nuk i kalon 12 vite, ç’ka do të thotë se nëse gjykata merr parasysh këto rrethana, autori i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Meçja mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar, pra me 12 vite.

Në seancën e ardhshme do të mbahen konkluzionet e mbrojtjes por edhe qëndrimi i palëve të dëmtuara. Kujtojmë se si pasojë e përleshjes mes të miturve mbeti i plagosur edhe vetë autori i dyshuar.

Prej nëntorit të 2024, kohë kur ndodhi ngjarja e rëndë 14-vjeçari Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor të vitit të kaluar.

Vetëm disa ditë para krimit, adoleshentët ishin konfrontuar me njëri-tjetrin, dhe shkolla pretendoi se i kishte ballafaquar të miturit dhe pas kësaj ishin pajtuar, por në fakt, konflikti vijoi disa ditë më pas sapo fëmijët lanë ambientin e shkollës, ku u regjistruar disa metra larg saj edhe ngjarja e rëndë./Versus.al

Poll