AKTUALITET /

Vr*u personin që i kishte pl*gosur vajzën, prokuroria e Dibrës kërkon burg përjetë për të moshuarin

Shkruar nga Versus

Vr*u personin që i kishte pl*gosur vajzën, prokuroria e Dibrës

Dibër- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 64 vjeçarit Islam Meta i cili u arrestua pasi vitin e kaluar vrau me armë gjahu 52 vjeçarin Petrit Kuka.

Djali i autorit ka sqaruar se babai i tij ka patur konflikt të vjetër me viktimën pasi ky i fundit kishte plagosur më herët motrën e tij dhe për këtë veprim u dënua me 12 vite burg. Megjithatë edhe pasi pëfundoi dënimin, palët nuk ishin pajtur dhe autori Islam Meta rreth 3-4 muaj para vrasjes i kishte dërguar mesazh viktimës që të mos shkonte në fshatin Vig pasi do të hakmerrej ndaj tij.

Rrethanat e ngjarjes

Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan me dikë tjetër. Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua dhe prej asaj ngjarjeje marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

Duke marrë në konsideratë këto fakte, prokuroria e Dibrës ka kërkuar që i moshuari të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer vitin e kaluar në fshatin Vig të Burrelit. Versus.al

Poll