
Alma Kaçi, vajza e njohur për videoskandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, është parë e pranishme në protestën e organizuar nga Partia Demokratike këtë të premte.
Në këtë tubim, e pranishme në Bulevard, ajo shfaqet duke mbështetur kërkesat opozitare për zgjedhje të lira dhe për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhor që ka shkaktuar polemikë. Në bluzën që ajo ka veshur i drejtohet me një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen. “Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, shkruhet në të.
Ky protestë, megjithëse kishte qenë i paralajmëruar, po zhvillohet pa leje të Policisë së Shtetit. Megjithatë, PD ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe synon të sensibilizojë opinionin publik dhe ndërkombëtar për çështjet që ajo ngre pas zgjedhjeve të fundit . /Versus.al/
View this post on Instagram